Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Moise Kean është bërë lojtari më i ri që shënon në katër ndeshje radhazi në Serie A duke thyer kështu rekordin e Mario Balotellit. Talenti i Juventusit vazhdimisht krahasohet me Super Marion, i cili kishte shënuar në tri ndeshje radhazi në vitin 2009, ndërsa 19-vjeçari ka vazhduar me statistikat pozitive në kampionatin italian.
Ai e shënoi golin e vetëm të Zonjës së Vjetër në humbjen prej 2-1 kundër Spalit. Kean, i cili kishte realizuar ndaj Empolit, Cagliarit dhe Milanit, në ndeshjen e të shtunës e zhbllokoi rezultatin pas gjysmë ore lojë pas një goditjeje nga Joao Cancelo.
19-vjeçari njëherësh është përfshirë edhe në skuadrën e kombëtares së Italisë duke shënuar gola në dy ndeshje radhazi gjatë kualifikimeve për ‘Euro 2020’.