Mitet e njohura gjerësisht rreth gjumit, që ne i dinim se na bëjnë mirë për shëndetin në fakt po na dëmtojnë atë dhe sjelljen tonë, si dhe po shkurtojnë jetëgjatësinë tonë thonë studiuesit. Një ekip në Universitetin e Nju Jorkut bëri kërkime në internet dhe pastaj në bazë të këtyre kërkimeve bënë në një studim që u botua në revistën Sleep Health.
Miti 1 – Më pak se 5 orë gjumë janë të mjaftueshme
Studiuesit thonë se miti që të flesh më pak se 5 orë gjumë është e shëndetshme është një nga mitet më të dëmshme për shëndetin.
“Të fjeturit gjumë në mënyrë konstante më pak se 5 orë, rrit rrezikun në masë të madhe për pasojat negative të shëndetit”, tha studiuesi Dr Rebecca Robbins.
Këto përfshinin sëmundje kardiovaskulare, dhe jetëgjatësi më të shkurtër.
Rekomandohet që të flihet shtatë deri në tetë orë gjumë një natë.
Miti 2 – Nëse doni një gjumë të rehatshëm konsumoni alkool para se të flini
Gota relakusese e darkës është gjithashtu një mit ,qoftë kjo një gotë verë, një gotë uiski ose një shishe birre.
“Kjo mund t’ju ndihmojë të flini më shpejt, por në mënyrë dramatike zvogëloni cilësinë e pushimit tuaj atë natë”.
Ajo sidomos prish REM tuaj (lëvizjen e shpejtë të syve) në fazën e gjumit, e cila është e rëndësishme për kujtesën dhe të mësuarit.
Pra, ju mund të keni kokën më lehtë, por disa nga përfitimet e gjumit janë të humbura.
Miti 3 – Të parit TV para se të flesh ndihmon të relaksohesh më shpejt
Shpesh herë ne themi ”Dua të shtrihem përpara se te fle, dhe zgjidhja më e mirë për këtë është të shoh TV”.
Studimet arritën në përfundimin se, të parit TV para se të flesh në fakt nuk na ndihmon të relaksohemi, por mund të shkaktojë gjendje stresuse para gjumit tek secili prej nesh.
Një tjetër problematikë lidhur me TV si dhe smartphona ose tableta është se drita blu që prodhohet prej tyre mund të vonojë prodhimin e melatoninës, hormonit të gjumit.
Miti 4 – Nëse nuk arrini dot të flini, qëndroni në shtrat
Të gjithë shpeshherë edhe pse nuk kemi gjumë, shtrihemi në shtrat dhe mundohemi që të arrijmë te flemë. Zgjidhja më e mirë është të ndryshoni mjedis, dhe të bëni diçka më produktive.
Miti 5 – Gërhitja është gjithmonë e padëmshme
Gërhitja mund të jetë e parrezikshëm, por mund të jetë dhe shenjë e një çrregullimi të gjumit.
Kjo shkakton që muret e fytit të relaksohen dhe të ngushtohen gjatë gjumit dhe mund të ndalojnë shkurtimisht frymëmarrjen.
Njerëzit me këtë gjendje kanë më shumë gjasa të zhvillojnë presion të lartë të gjakut, rrahje të parregullt të zemrës dhe të kenë një atak në zemër ose një goditje në tru.
Një nga shenjat paralajmëruese është zhurma e fortë.
Miti 4-Fikja e alarmit të zgjimit
Fikja e alarmit dhe dëshira për të fjetur edhe 5 minuta më shumë gjumë nuk bën ndonjë diferencë të madhe.
Thjesht ju do të ndiheni më të lodhur.
Një këshillë për ju, hapni perdet e dritares suaj që të keni më shumë dritë kur të zgjoheni.