Amerika stërvitje ushtarake në Mesdhe, i tregon dhëmbët Rusisë

0
33
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Media prestigjoze botërore CNN raporton se Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë nisur përgatitje ushtarake në Mesdhe, ku kanë demonstruar fuqinë ushtarake. Stërvitja ushtarake amerikane në Detin Mesdhe është një shenjë paralajmërimi për Rusinë, shtet i cili po kërcënon gjithmonë e më shumë vende europiane, që tashmë janë pjesë e NATO-s.

Për herë të parë që nga viti 2016, Shtetet e Bashkuara po vendosin dy bartës të avionëve të klasit Nimitz, USS John C. Stennis dhe USS Abraham Lincoln, duke i treguar Moskës se “nuk mund të luhet në asnjë rast me fuqinë ushtarake amerikane”.

“Ne nuk do të pengohemi nga ndonjë kundërshtar i mundshëm dhe ne do të mbështesim interesat tona si amerikane, ashtu edhe të aleatëve, ndërsa patrullojmë ushtarakisht thuajse në mbarë botën”, tha admiral James Foggo, komandanti i Forcave Detare të SHBA në Evropë dhe Afrikë.

CNN sjell pamje ekskluzive të stërvitjes ushtarake amerikane. Ushtria e SHBA-ve është ndarë në dy grupe të mëdha dhe secila palë ka në dispozicion të saj disa anije dhe deri në 120 avionë secila. Njëri grup ka në dispozicion bartës avioni, një kryqëzor me raketa, dy shkatërrues, dhe një anije furnizimi për mbështetje logjistike.

“Ky koordinim është jashtëzakonisht i rëndësishëm pasi dominimi ushtarak i SHBA-së në botë po sfidohet gjithnjë e më shumë nga fuqitë e rilindura si Rusia dhe Kina”, tha admiral John Uade. Ai shtoi se dëshiron dhe besoj se do ia arrijë që marina amerikane të bëhet më vdekjeprurëse dhe më e aftë në aspektin taktik. Ushtarakët amerikanë thanë se janë në Mesdhe, edhe në shenjë diplomacie, të fuqisë amerikane, e cila “nuk mund të mposhtet”.

Rusia gjithnjë e më shumë po shpërndan forcat e saj në shumë vende ku ka konflikte diplomatike me Shtetet e Bashkuara. Në Siri, Moska mban një prani të madhe ushtarake dhe është afër nënshkrimit të një qiraje afatgjatë për portin e Tartousit, ku forcat e saj detare tashmë janë të vendosura. Në Detin e Zi, marina ruse ka “pushtuar” ndjeshëm portin e Sevastopolit në Krime.

Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e saj thonë se Rusia është duke u bërë më e guximshme dhe duke forcuar praninë e saj në Atlantik dhe Arktik.

 

Zjarr Tv Ad