Poeti Visar Zhiti ka qenë një nga të dënuarit në burgun e Qafë Barit. Ai rrëfen vuajtjet në këtë burg ndërsa puna e detyruar tej çdo norme njerëzore i gjunjëzonte.
“Na binin shkëmbinj në këmbë, në trup, thyenim shtyllën kurrizore, mua më kanë dalë thonjtë e këmbëve. Më ra shkëmbi këmbëve dhe sot e kësaj dite i kam të dëmtuar”, tregon ai.
Poeti rrëfen se kur futeshin në miniera nuk përshëndeteshin por uronin njëri-tjetrin: “Dalshim gjallë”.
“Kur njëri turn pune shkëmbëhej me turnin tjetër ne nuk e përshendesnim njëri-tjtetrin “mirëdita” apo “mirupafshim”, por i thonim njëri-tjetrin “hajt dalshim gjallë”. Binte shkëmbi, dilte vagoni apo shpërthente ndonjë gjë dhe plagoseshim. Na binin shkëmbinj në këmbë, në trup, thyenim shtyllën kurrizore, mua më kanë dalë thonjtë e këmbëve. Më ra shkëmbi këmbëve dhe sot e kësaj dite i kam të dëmtuar thonjtë. Merreshim në krahë e nxirreshim nga galeria të përgjakur”, tregon Zhiti.
Intervista e tij është dhënë për një dokumentar mbi revoltën e Qafë Barit, gjatë periudhës së komunizmit në Shqipëri. Sokol Sokoli dhe Tom Ndoja u dënuan me vdekje – pushkatim, ndërsa të tjerët me ridënim, nga 11 deri në 25 vjet burgim.
Kuvendi Popullor nuk bëri asnjë falje dhe një ditë më vonë, mesnatën e datës 9 Qershor 1984, Sokol Sokoli dhe Tom Ndoja u pushkatuan. “Në një prej gropave ka mbetur e ngulur një tabelë hekuri e ndryshkur, ku është salduar numri 8… Atje u varrosën dikur trupat e Fejzulla Çepi, Agim Agaraj, Sandër Sokoli, Ilmi Çoçka, Dilaver Hysi, Hariz Braho, Pandi Sterjo, Sefedin Pula, Ndue Deda. Eshtrat e tyre mbetën të dënuar aty edhe pas vdekjes, larg familjeve dhe vendlindjes, të fshehur mes maleve, në pyllin e errët… e emri i tyre duhej harruar, që të mos ktheheshin në martirë të lirisë.”