Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka ka zhvilluar një vizitë në familjen e nën tetares Zarife Hasanaj pas kthimit nga Letonia. Ministrja ka ngushëlluar familjarët e efektives së FA, duke e cilësuar humbjen e vajzës së tyre një humbje të gjithëve.
Ajo iu dha dhe lajmin se Hasanaj shpallet “Dëshmore e atdheut”.
“Dhimbja juaj është edhe e jona. Jeni pjesë e familjes së madhe ushtarake. Do keni mbështetjen tonë për çdo nevojë. Ndarja nga jeta e Zarifes është një humbje e madhe për të gjithë ne”, deklaroi Xhaçka.
Trupi i nën tetares në arkmortin e mbuluar me flamurin kuq e zi është nisur për në Shqipëri. Në bazën Camp Adazi në Letoni paraditen e sotme u organizua ceremonia e lamtumirës me pjesëmarrjen e efektivëve nga 10 vendet, pjesë e misionit “Enhanced Forward Presence”.