Dita e Europës, Kryemadhi: Reflektim dhe shpresë, për të vazhduar betejën

0
19
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Në Ditën e Europës, kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi thotë se kjo ditë na bën më të fortë për të vazhduar betejën tonë për një Shqipëri me pluralizëm politik.

Përmes një statusi në Facebook, ajo thotë se 9 maji është një ditë reflektimi dhe shprese se projekti europian do të duhet të quhet i realizuar vetëm kur Ballkani të jetë pjesë e tij.

“9 Maji është dita e Europës, simbol i bashkimit dhe bashkëpunimit. Një ditë reflektimi dhe shprese se projekti europian do të duhet të quhet i realizuar vetëm kur Ballkani të jetë pjesë e tij, kur edhe shqiptarët të ndjehen pjesë e vlerave europiane!

Paqja dhe solidariteti europian janë po aq të rëndësishme sot sa ishin edhe në hapat e parë të Bashkimit Europian, po aq të rëndësishme për Shqipërinë sa dhe vetë ekzistenca e saj! “, shkruan Kryemadhi.

Ajo shton se, “Sot më shumë se kurrë Shqipëria ka nevojë për mentalitetin europian në qeverisje dhe në çdo qelizë të saj.

9 Maji na bën më të fortë për të vazhduar betejën tonë për një Shqipëri me pluralizëm politik, ku alternativa dhe idetë nuk fshihen nga autokracia, ku e drejta e qytetarëve për të zgjedhur të lirë është legjitime dhe jo tabu. 9 Maji është dita e forcës tonë për një Shqipëri Europiane”.

 

Zjarr Tv Ad