Sonte nis ‘Eurovisioni’, ja shtetet favorite dhe çfarë pritet nga Shqipëria

0
69
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Në edicionin e 64-të të Eurovisionit, marrin pjesë 41 shtete, ndërsa në mesin e tyre është edhe Shqipëria e cila përfaqësohet nga Jonida Maliqi me këngën “Ktheju Tokës”, shkruan Magazina.al

Sondazhet dhe bastet tashmë kanë zgjedhur favoritet e këtij viti, ku në listë prinë Holanda e ndjekur nga Rusia, Suedia, Azerbajxhani e Zvicra.

Ndonëse në baste nuk qëndron në zonën e nxehtë të fituesve, këngëtarja shqiptare Jonida Maliqi ka dal e dyta si favorite për ta fituar garën, në sondazhin e Wiwibloggs, një nga sajtet më të ndjekura për lajme rreth Eurovisionit, përciellë Magazina.al

Po ashtu kënga shqiptare “Ktheju Tokës”, ka marrë vlerësime pozitive nga mediat e huaja dhe kritikët e muzikës.

Një nga mediat më të njohura britaneze Metro.uk, ka shkruar këto fjalë për Jonidën dhe këngën “Ktheju Tokës”:

“Një këngë “mid-tempo” e fuqishme, me një stil luftarak, që këndohet nga një prej grave më të suksesshme në Shqipëri. Të këndosh në gjuhën tënde dhe jo në anglisht në Eurovision është gjithnjë një rrezik, por me këtë stil muzike ja vlen ta ruash gjuhën. Është çuditërisht joshëse si këngë edhe për ata që nuk e kuptojnë fare mesazhin. Meqë ra fjala, mesazhi trajton temën e emigrimit të shqiptarëve , më speciifikisht lidhur dhe me luftën e Kosovës”, shkruan media britanike

Metro.uk, i ka dhën notën 7.2/10 këngës shqiptare, duke e parashikuar se Shqipëria këtë vit do të jetë në mesin e 10 këngëve më të mira të Eurovisionit.

Në anën tjetër edhe blogu i njohur Wiwibloggs, ka vlersuar lartë vokalin e Jonidës, ata menjëherë pas provave të para të këngëtares në skenën e Eurovisionit, e kanë vlerësuar si zërin më të mirë femër të këtij viti.

“Shqiponja ka rënë: Jonida Maliqi lëshon sulme vokale në provën e parë në Eurovizion.Performanca e saj ishte fantastike. Ajo mund ta ketë vokalin më të fortë femër këtë vit”, shkruan Wiwibloggs.

Ndryshe, Jonida në natën e 16 majit pritet ta ketë një performancë të zjarrtë në skenën e Eurovisionit, ku përveç vokalit të saj pritet të bien në sy edhe elementet skenike.

Eurovisioni do të nis sonte, kurse Shqipëria garon në natën e dytë më 16 maj e cila radhitet e 14 me radh, ndërsa votat e diasporës janë mjaft të rëndësishme për ta quar Shqipërinë në finalen e 18 majit.

 

Zjarr Tv Ad