Kaçe largohet nga Panathinaikos, ja ku do transferohet

0
30
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Çdo eksperiencë e ka një fund dhe kjo ka ndodhur edhe me Ergys Kaçe.

Mesfushori i kombëtares shqiptare është larguar nga Panathinaikos pas 1 sezoni i gjysëm te gjiganti grek, duke u ribashkuar me skuadrën e PAOK. Lajmi është konfirmuar nga vetë 25 vjeçari në rrjetin social “Instagram” .

“Unë do të doja të falënderoja të gjithë shokët e ekipit dhe trajnerët me të cilët kam punuar gjatë gjithë këtyre muajve. Një falenderim për tifozerinë që më ka përshëndetur dhe më ka përkrahur që nga dita ime e parë këtu. Shpresoj se klubi do të jetë në gjendje të kthehet aty ku i përket.”-shkruan futbollisti korçar në rrjetin e tij social.

Një rikthim që pritet të mos zgjasë shumë, pasi Kaçe nuk ka shumë vend te PAOK dhe për këtë fakt i duhet që të hidhet në sulm për të gjetur skuadrën e tij të re.

 

Zjarr Tv Ad