Allegri, gati kontrata me skuadrën kryeqytetase

0
26
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Te Roma duan të harrojnë sa më shpejt këtë sezon dhe ndryshimi besohet të ndodh që nga stoli. Verdhekuqtë nuk janë të kënaqur me punën e bërë nga Claudio Ranieri dhe fundi i sezonit do të sjell edhe ndarjen e palëve.

Për këtë fakt, drejtuesit kryeqytetas kanë nisur nga puna për të gjetur pasuesin e tij. Dhe sipas “Il Messaggero” e “Corriere dello Sport” në krye të dëshirave të presidentit James Pallotta ka përfunduar ish-teknicienti i Juventusit, Massimiliano Allegri.

Ky i fundit është një agjent i lirë në fund të këtij sezoni, pasi vendosi të largohet nga bardhezinjtë pas një suksesi në 6 vitet e fundit. Megjithatë, për tu ulur te stoli i skuadrës nga “Olimpico”, 51 vjeçari duhet të mposht konkurencën e Maurizio Sarri dhe Gian Piero Gasperini.

Gjithsesi, vendimi i tij mund të varet nga e ardhmja e Romës. Një mungesë në Ligën e Kampionëve do ta largonte shumë Allegrin, i cili trofeun me veshë të mëdhenj nuk e ka fituar kurrë në karrierë.

 

Zjarr Tv Ad