Basha takon aleatët, pritet t’i drejtohet me një letër qytetarëve

0
9
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Lulzim Basha ka takuar aleatët opozitar, para se të publikojë një letër drejtuar qytetarëve, por që i jep përgjigje edhe thirrjes publike të kryeministrit për tu ulur në tryezë dialogu për krizën. Në takim me aleatat është diskutuar edhe për protestën e 25 majit.
Në një moment, kur ka marrë nga kryeministri dy letra publike qe e fton në tryezë dialogu, Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka thirrur në një takim aleatët opozitar.
pjesë e diskutimit ka qenë pikërisht ky moment pa lënë mënjanë edhe protestën e 25 majit. Pritet që kryedemorkatik Lulzim Basha të publikojë një letër drejtuar qytetarëve shqiptar, ndërsa mbetet i pa lëkundur në qëndrimin e tij për të mos dialoguar me Ramën, pa u dorëhequr më parë si kryeministër.
Në përfundim të takimit me Bashën, aleatët shmangën komunikimin me mediat, ndërsa kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi u mjaftua me një prononcim të shkurtër.
Një ditë më parë Lulzim Basha tha se nuk pranon pakte kulisash, por sipas tij opozita është për një pakt kombëtarë që i jep fund lidhjeve të politikës me krimin.

Zjarr Tv Ad