Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Një konflikt familjar ka ndodhur mbrëmjen e kaluar në Kamëz, ku ka mbetur i plagosur një i ri. 17-vjeçarja ka plagosur me thikë kunatin e saj, vëllain e burrit pas një sherri në shtëpi.
Mësohet se në shtëpinë e çiftit që ka një fëmijë ka shkuar kunati nën efektin e alkoolit dhe është konfliktuar me çiftin.
Në polici 17-vjeçarja ka treguar se i kunati e ka kërcënuar me thikë se do e vrasë dhe në konflikt e sipër ajo e ka qëlluar. Ai është transportuar në Spitalin e Traumës ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ndërsa policia ka proceduar në gjendje të lirë 17-vjeçaren pasi është nënë e një foshnje.