A do ta shpërndani Parlamentin? Meta: Jo të gjitha sot, kemi zhvillime

0
34
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta doli sot në një deklaratë për mediat për të sqaruar të gjithë të keqkuptuarit pas vendimit të tij.

Që në fillim të fjalës së tij, presidenti Meta sqaroi se Kushtetuta është 1 për të gjithë dhe nuk ka variante të përkthyera keq për ndërkombëtarët.

Por ndryshe nga deklarata e djeshme, sot presidenti doli edhe para gazetarëve të cilët e pyetën për situatën politike në vend.

I pyetur nga gazetarët nëse presidenti do të shpërndajë parlamentin, Meta u shpreh se jo të gjitha gjërat duhet të thuhen sot.

‘Jo të gjitha gjërat duhet ti themi sot, duhet të presim sepse do të kemi zhvillime të mëtejshme’, u shpreh presidenti Meta për gazetarët.

Zjarr Tv Ad