Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali ka reaguar pas deklaratës së Metës ku tha se Presidenti është zgjedhur nga një Parlament legjitimin dhe se ai i takon Republikës.
Në një postim në Twitter, Spiropali u shpreh se Meta e ka humbur të drejtën për të qëndruar në zyrë sepse po i shërben Lulzim Bashës dhe Monika Kryemadhit, e jo Republikës.
“Zoti Meta, jemi dakord me ju “Shqipëria është Republikë. Presidenti i takon Republikës dhe Republika u takon qytetarëve!”. Pikërisht për sa jemi dakord këtu, ju e keni humbur të drejtën të qëndroni në zyrën e Presidentit. Sepse Presidenti i takon Republikës jo Lulit dhe Monikës,”-shkroi Ministrja.