Policia e Shtetit ka shpërndarë pamjet e operacionit Krasta, ku u arrestuan disa persona, mes tyre edhe Florenc Çapja, anëtar i një prej familjeve të dyshuara për lidhje me veprimtari kriminale në qytetin e Elbasanit.
Në operacionin “Forca e Ligjit” në Elbasan u goditën anëtarë të dy grupeve që operojnë prej vitesh në këtë qytet.
Në operacionin e zhvilluar me ndihmën edhe të forcave RENEA janë arrestuar 8 persona mes të cilëve edhe dy anëtarë të fisit Çapja.
Po ashtu në këtë operacion u shoqëruan mbi 60 persona të tjerë si dhe u kontrolluan një sërë biznesesh që u përkisnin të arrestuarve. Ndërsa Hekuran Gjeli është arrestuar në flagrancë për armbëmbajtje pa leje. Një prej të shoqëruarve është dhe Ardian Çapja i cilësuar si koka e familjes ndaj të cilit janë kryer më herët dhe disa atentate.
Ja pamjet e operacionit "Krasta".Në kuadër të operacionit "FORCA E LIGJIT", në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan, Policia e Shtetit finalizoi operacionin policor "KRASTA", ku u zbardhën dhe u dokumentuan me prova ligjore 3 ngjarje kriminale të ndodhura më parë. Gjatë operacionit u godit edhe një rast korrupsioni i kryer nga punonjës shtetërorë të Autoritetit të Mediave Audiovizive (AMA) dhe të sektorit privat. (Procedim i nisur në vitin 2017)Operacioni, u zhvillua nga Njësia Hetimore pranë Task – Forcës Speciale Qendrore, në Departamentin e Policisë Kriminale. Në operacion u përfshinë edhe Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan në bashkëpunim më Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan, Forcat Speciale RENEA, FNSH-ja dhe Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë.Gjatë këtij operacioni u bënë kontrolle të shumta në banesa dhe ambiente të tjera. U arrestuan dhe u ndaluan 10 persona si dhe u shpallën në kërkim 5 të tjerë. U sekuestruan dy armë zjarri, radio policie, dylbi, drogë, municion e sende të tjera. Gjithashtu u shoqëruan disa persona për verifikim
Gepostet von Policia e Shtetit am Freitag, 14. Juni 2019
Arrestimi i Florenc Capja per krimin e 2006 – Florenc Capja eshte i arrestuar pasi akuzohet se eshte autori i vrasjes se mbetur ne tentative ne 2006. Nje hetim i rihapur ne vitin 2018.
“Për Proçedimin Penal nr. 40 viti 2006 nga hetimet e zhvillura ka rezultuar se, autor i kësaj ngjarje është shtetasi: 1. F.Ç, 38 vjeç, lindur dhe banues në Elbasan lagjia “Emin Matraxhiu”. Për këtë shtetas u bë ekzekutimi i vendimit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan, me vendimin nr. 477 datë 11.06.2019, per të cilin ishte caktuar masa e sigurimit “Arrest me burg” i dyshuar për veprat penale të “Vrasjes me paramendim të mbetur tentativë” dhe “Mbajtjes pa leje të armëve dhe municioneve luftarake”.
Florenc Çapja ka qenë i dyshuar për vrasjen në vitin 2012 të Gentjan Beqirit dhe në vitin 2015 të ish efektivit Fadil Mema në Itali. Ndër vite anëtarët e fisit Çapja vecse autorë të dyshuar të disa krimeve kanë qenë edhe objektiv të sulmeve ku kanë lënë dhe viktima.