Ndryshon sheshi “Shqiponja”, Balluku ngushton rrugën, kostoja mbetet e njëjtë

0
29
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

“Fondi limit është ky dhe nuk ka ndryshuar, oferta e mëparshme nuk merret parasysh sepse kemi kaluar në një proces tjetër”

Ky ishte prezantimi që ministrja Belinda Balluku i bëri projektit të ri të unazës, por shqetësim mbetet fakti se vlera e projektit mbetet po e njëjtë, ndërsa me projektin e ri parashikohet reduktimi dhe ngushtimi i korsive.

Eksperti Artur Sulçe u shpreh se ka zgjidhje shumë më të mirë për atë nyje, që ka edhe kosto më të ulët.

Artur Sulçe: Zgjidhja me intercenc në formën e rombit është një zgjidhje më e mirë dhe me kosto më të ulët sesa zgjidhja që është dhënë tek sheshi “Shqiponja” me projektin e dytë. Zgjidhja me dy kate është më e mirë dhe me kosto me të ulët. Ndërkohë ato lekë që ishin parashikuar aty le të bëhet rruga e Ndroqit.

Sipas ekspertit të sigurisë rrugore, projekti me nën kalim rrezikon të përmbytet.

Artur Sulçe: Është me dy kate nën dhe. Duke pasur parasysh që Tirana është një qytet me reshje, problemi i drenazhimit do jetë problem. Jo se nuk ka zgjidhje, por këto janë zgjidhje me kosto shtesë.

Pas anulimit të tenderit të lotit të parë të unazës u hap një tender i dytë, ku kompanitë bënë ofertë disa milionë euro më të ulëta, por përtej kësaj ministrja Balluku sapo erdhi në detyrë e anuloi projektin duke paraqitur një të ri me nënkalim, por me një vlerë limit prej 2.6 mld lekë, që është 200 mln lekë më shumë nga oferta DH Albania e cila u anulua.

Zjarr Tv Ad