Një valë i nxehti po godet, temperaturat do shkojnë deri në …

0
25
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një valë potencialisht e rrezikshme të nxehti, si e quajnë ekspertët, mund të godasë Europën javën që vjen, dukë i shtyrë temperaturat në mbi 38 gradë celsius, sidomos nga e mërkura dhe e enjtja.

Përvëlimi që do të pushtoje kontinentin e vjetër është rezultat i një stuhie të grumbulluar mbi oqeanin atlantik dhe fronteve të presionit të lartë në Europën Qendrore dhe Lindore, që do të shtyjnë drejt veriut një rrymë ajri tejet të nxehte nga Afrika.

Termometri do të shënoje së pari rritje të ndjeshme në Spanjë, e më pas, temperaturat e larta do të prekin dhe Francën, Gjermaninë, Belgjikën, Çekinë, Zvicrën e Italinë. Sinoptikanët parashikojnë që kjo valë të nxehti të zgjasë deri në fillim të korrikut.

Në lindje të Francës, njerëzit po paralajmërohen për temperatura prej 40 gradësh celsius. “Edhe pse e shkurtër, vala e të nxehtit përvëlues mund të konsiderohet jo e zakonshme për shkak të intensitetit të saj si dhe faktit që po mbërrin kaq shpejt”, thotë Meteo-France.

Ministria franceze e shëndetësisë ka këshilluar sidomos të varfrit e të pastrehët të përdorin vendet e freskëta si parqet publike apo kopshtet, ndërsa të moshuarit dhe personat me probleme fizike, janë udhëzuar të regjistrohen pranë autoriteteve lokale për të marrë ndihmë në rast nevoje.

Përmes Twitterit, edhe shërbimi meteorologjik gjerman Deutscher Wetterdienst paralajmëroi se i nxehti i madh mund të mbërrijë në Gjermani të hënën dhe kulmin do ta shënoje nga mesi i javës.

 

Zjarr Tv Ad