Kush është snajperisti që po tmerron ISIS-in?

0
1548
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...
Një snajper ka mbjellë frikë, përveçse plumba, në zemrat e liderëve të ISIS në Libi, pasi ka eliminuar tre prej tyre brenda dhjetë ditëve.
 Xhihadistët i kanë vënë nofkën “gjahtari” dhe tani ai është kthyer në legjendë.

Shënjestra e parë e “gjahtarit” ishte Hamad Abdel Hady, sudanez, që u eleminua me një goditje të vetme më 13 janar.

Ai ishte gjyqtar i lartë i Sheriatit, njeri i pamëshirshëm.

U vra teksa dilte nga një spital.

Shënjestra e dytë ishte Abu Mohammed Dernavi.

U ekzekutua në banesën e tij me një plumb të vetëm.

Shënjestra e fundit ishte Abduallah Hamad Al Ansari, i ekzekutuar me një plumb të vetëm teksa dilte nga një xhami më 23 janar.

Momentalisht për “gjahtarin” nuk dihet asgjë, as prejardhja as identiteti i tij.

Aftësitë e tij tejet profesionale bëjnë të mendosh se është një ushtarak i stërvitur mirë.

U përfol se ishte Tim Kennedy, një nga anëtarët e trupave speciale amerikane Green Berets, por ai u përgjigj se ishte në Teksas duke pirë birrë.

Megjithatë ekspertë ushtarakë mendojnë se snajperi duhet të jetë stërvitur nga amerikanët, të cilët e mbajnë sekret identitetin e tij.

 

Zjarr Tv Ad