Policia ka vënë në pranga një 40-vjeçar si autori i dyshuar i disa vjedhjeve në Fier.
‘Skifteri’ i Fierit i mori me dhunë dy varëse floriri një shtetaseje në lagjen “Bishanak” dhe u largua me vrap.
Menjëherë viktima e grabitjes telefonoi policinë dhe pas disa minutash ndjekje u bë i mundur kapja dhe arrestimi në flagrancë i hajdutit.
Në momentin e kapjes atij ju gjetën edhe dy varëset e shtetases.
Por rezulton se 40-vjeçari me iniciale M.L., ka vjedhur edhe 8 vjedhje motoçikleta e biçikletash në periudha të ndryshme kohore.
Policia raporton se: “Nga veprimet hetimore të kryera nga Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier u bë dokumentimi ligjor i 8 vjedhjeve të motoçikletave dhe biçikletave në qytetin e Fierit ku autor i dyshuar 40-vjeçari”.
Konkretisht:
• Në datë 20.04.2019, dyshohet se ka vjedhur motorin e shtetasit A.B, në lagjen “1 Maj”.
• Në datë 26.06.2019, dyshohet se ka vjedhur motorin e shtetasit A.R, në Petovë.
• Në datën 02.07.2019, dyshohet se ka vjedhur motorin e shtetasit S.D, në lagjen “29 Nëntori”.
• Në datën 15.07.2019, dyshohet se ka vjedhur motorin e shtetasit V.H, në Hasturkas.
• Në datën 22.01.2019, dyshohet se ka vjedhur biçikletën e shtetasit T.B, në lagjen “Konferenca e Pezës” Fier.
• Në datën 07.03.2019, dyshohet se ka vjedhur biçikletën e shtetases J.H, në lagjen “11 Janari”.
• Në datën 06.03.2019, dyshohet se ka vjedhur biçikletën e E.N, në lagjen “15 tetori”.
Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Vjedhja me dhunë”.