9 vjet nga vendimi i Hagës pro Pavarësisë së Kosovës/ Meta: Vendim historik

0
58
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

 

Sot mbushen 9 vjet që kur Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë në Hagë ka shpallur vendimin këshillëdhënës, sipas të cilit Deklarata e Shpalljes së Pavarësisë së Kosovës nuk ka shkelur të drejtën ndërkombëtare.

Me 10 vota pro dhe 4 kundër anëtarët e Gjykatës Ndërkombëtare të Hagës kishin vendosur në favor të Kosovës, duke refuzuar kërkesën e Serbisë për shkelje të së drejtës ndërkombëtare.

Lidhur me këtë datë të rëndësishme për historinë e Kosovës dhe kombit shqiptar reagon edhe presidenti Ilir Meta.

Përmes një postimi në Facebook, kreu i shtetit shprehet se, “Kosova si shtet i lirë dhe i pavarur është realitet i pakthyeshëm që ka kontribuar për më shumë paqe, siguri dhe stabilitet në rajonin tonë”.

Postimi i plotë i Ilir Metës:

Nëntë vite më parë, pretendimit serb mbi paligjshmërinë e shpalljes së pavarësisë së Kosovës????????, Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë i dha fundin e merituar, duke njohur aktin e shpalljes së pavarësisë dhe sovranitetit të Kosovës???????? në përputhje të plotë me të drejtën ndërkombëtare.

Ky vendim historik ishte njëkohësisht njohje dhe vlerësim ndaj sakrificave sublime të të gjithë atyre që nuk iu nënshtruan spastrimit etnik dhe nuk bënë asnjë kompromis me të drejtën e patjetërsueshme të qytetarëve të Kosovës????????, për të jetuar të lirë dhe në paqe si të gjithë europianët e tjerë.

Ishtë kënaqësi për mua ta përjetoja këtë moment historik si Ministër i Jashtëm, asokohe i një qeverie që bëri më të mirën për të forcuar pozitën ndërkombëtare të Kosovë.

Kosova si shtet i lirë dhe i pavarur është realitet i pakthyeshëm që ka kontribuar për më shumë paqe, siguri dhe stabilitet në rajonin tonë.

 

Zjarr Tv Ad