Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Një 43 vjeçar i akuzuar për plagosje, është arrestuar ditën e sotme nga Policia e Fierit.
Ai është M.K, banues në Fier, i cili në datën 29.07.2019, në fshatin Kallm i Vogël, gjatë një konflikti të çastit për motive të dobëta, dyshohet se ka goditur me thikë shtetasin A.Xh., 45 vjeç.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje”.