Të paraburgosurit në grevë, letër Presidentit, Kryeministrit e ambasadorëve

0
13
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

 

Të gjithë të paraburgosurit e Institucionit të Ekzekutimeve të Vendimeve Penale Nr. 302, Mine Peza, Tiranë, që prej ditës së sotme në orën 12.00,  kanë hyrë në grevë urie pa afat.

Qëllimi i grevës së urisë është respektimi i të drejtave dhe lirive themelore dhe plotësimi i kushteve të vendosura në letrën publike drejtuar Presidentit të Republikës, Kryeministrit, Ministres së Drejtësisë, Prokurores së Përgjithshme dhe Përfaqësive të Huaja në Republikën e Shqipërisë.

“Jemi dakord të kërkoni zbatimin e ligjit në institucione, por kemi dhe ne të drejta që na janë mohuar prej vitesh, thuhet në letrën e të paraburgosurve.Duke qenë qytetarë të këtij vendi kemi edhe ne të drejtë që për përvjetore të ndryshme, festa të Republikës, etj të përfitojmë ulje dënimi nëpërmjet një amnistie që nuk mbahet mend se ku ka qenë e fundit. Ne nuk kërkojmë arnime të nenit 71 të Kodit Penal, por amnisti gjithpërfshirëse kur të gjithë të dënuarit të përfitojnë për tu ndjerë të barabartë”, – thuhet në letrën e të paraburgosuve.

 

Zjarr Tv Ad