Vrasja e Majollarit, lihet në fuqi vendimi për Kastriot Gjuzin

0
22
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi vendimin për pushimin e hetimeve për Kastriot Gjuzin, i cili dyshohet si autor i vrasjes së Mario Majollarit.

Gjuzi u lirua pak javë më parë, ndërkohë që pushimi i hetimeve u kërkua nga prokuroria pasi nuk u siguruan provat ndaj tij. Gjykata e Tiranës vendosi të pushojë hetimet për Gjuzin më 29 maj, vendim që u kundërshtua nga familjarët e viktimës.

Prokurori argumentoi në këtë seancë (29 maj) se nuk janë gjetur provat materiale, si arma e krimit dhe për këtë nuk vërtetohen pretendimet. Ndërkohë, nëna e Majollarit duke folur për mediat ditën kur u mbajt seanca u shpreh e revoltuar dhe tha se do të apeloj vendimin. Më tej ajo shtoi se pretendimi i prokurorisë për të gjetur armën 9 ditë pas vrasjes nuk qëndronte, ndërsa mohoi se ata familjarisht kanë probleme të tjera që mund të çonte në vrasjen e djalit të saj.

28-vjeçari Mario Majollari u vra më 10 prill te viti te kaluar pranë banesës së tij. Policia këtë vrasje e konsideroi për motive gjakmarrje pasi 18 vite më parë babai i Marjo Majollarit kishte vrarë të vëllain e Kastriot Gjuzit.

Zjarr Tv Ad