Izraeli ndërton shtëpi të reja për kolonët dhe palestinezët

0
17
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

 

Izraeli ka aprovuar ndërtimin e 6,000 shtëpive të reja për kolonët hebrenj si dhe 700 shtëpi të reja për palestinezët, në një zonë të Bregut Perëndimor ku ai ka kontrollin e plotë, tha të mërkurën një zyrtar izraelit.

Njoftimi për strehimin në Zonën C erdhi të Mërkurën, përpara një vizite të pritshme në Izrael nga i dërguari amerikan Jared Kushner, për të diskutuar mbi një plan të Shtëpisë së Bardhë për një marrëveshje paqeje izraelito-palestineze.

Zona C zë rreth 60 përqind të Bregut Perëndimor. Sipas marrëveshjeve të përkohshme të vitit 1993, Izraeli ka kontrollin, sigurin dhe administratën e zonës, ku janë përqendruar shumica e vendbanimeve të Bregut Perëndimor.

Palestinezët duan të gjithë Bregun Perëndimor për një shtet të ardhshëm. Shumica e fuqive botërore i konsiderojnë vendbanimet atje të paligjshme, por Shtetet e Bashkuara kanë lënë të kuptohet se mund të mbështesin Izraelin duke mbajtur disa prej vendbanimeve në këmbim të ndonjë marrëveshje të ardhshme paqeje.

 

Zjarr Tv Ad