A do bashkohesh me PD e drejtuar nga Basha? Ja si përgjigjet Dashnor Sula

0
230
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula ka paralajmëruar se dy figura të larta të mazhorancës shumë shpejt do jenë para dyerve të drejtësisë.

I ftuar në Panorama TV, Sula vlerësoi punën e Prokurorisë së Posaçme, ndërsa ngriti edhe shqetësimin e mos zbatimit të dy vendimeve të Gjykatës Kushtetuese, ku njëra ka të bëjë me mandatin e Olta Xhaçkës.

“E kam të qartë që së shpejti dy figura të larta të mazhorancës do të jenë në dyert e drejtësisë. Do ketë ngjarje nga më të fortat. Unë kam thënë disa herë në 2021, kam thënë që 2022, 2023, 2024 do shikoni politikanët në dyert e drejtësisë.

Por jam i bindur, sado krimi i organizuar, sado të korruptuarit përpiqen që të mbahen fort dhe ta shkatërrojnë, të deligjitimojnë SPAK, të jeni të sigurt që për shkak të mbështetjes së SHBA do ecet përpara”, tha Sula.

Ndërsa i pyetur në lidhje me dështimin e komisionit të reformës zgjedhore, Sula tha se kjo ështëe tmerrshme, pasi siç u shpreh ai “lepuri fle sepse ata nuk duan që të votojnë emigrantët”.

Pyetje: Komisioni i reformës zgjedhore u mbyll pa rezultatet. Pyetje ime është do kemi komisioni të ri të reformës zgjedhore dhe në 2025 do votojnë shqiptarët jashtë shtetit?

Sula: Është e tmerrshme, sepse ai komision ishte shumë i rëndësishëm. Duhet të kalonim dakordësitë pastaj ato që nuk kishin dakordësi. Por ku fle lepuri? Ata duan që të mos votojnë emigrantët. Qasja me Bashën mua me ndan në shumë gjera, por propozimet që ka bërë Basha janë të drejta dhe reale.

Pyetje: Do ti bashkoheshit Bashës në aksionin e tij?

Sula: Prandaj është e bukur kjo botë. Të kthehet karma. Unë inkurajoj Bashën që të bëjë opozitë, të bashkohet opozita. Po nuk e kuptoi këtë Berisha apo Basha, kurrë mos e kuptofshin dhe le të rrije dhe le të bëhet mbret Edi Rama. Shumë mirë po bën Bardhi dhe Noka që po lëvizin, por nuk është kjo strategjia. Kundërshtarët tonë politik kurrë nuk kanë bërë mitingje.

Zjarr Tv Ad