A do e mbështeste Ilir Alimehmetin si kandidat për Bashkinë e Tiranës? Meta: Emrat i ka marrë përsipër Berisha, uroj ta zgjidhë sa më shpejt. Ne kemi…

0
21
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta i pyetur nëse do ta mbështeste emrin e lakuar ditët e fundit të Ilir Alimehmetit si një kandidat i mundshëm për Bashkinë e Tiranës në zgjedhjet vendore të 2023, tha se çështja e kandidatëve nuk është në dorën e tij dhe nuk ndikon.

Kjo tha Meta është marrë përsipër nga një lider tjetër, duke e pasur fjalën këtu për ish kryeministrin Sali Berisha de tha se “uroj ta zgjidhë sa më shpejt”.

“Nuk mund të hyj në cështje emrash se nuk është përgjegjësi e imja emri, as në Tiranë asgjëkundi në Shqipëri.

Unë nuk hyj e nuk ndikoj në këto cështje kur përgjegjësinë e ka marrë një lider tjetër e uroj ta zgjidhë këtë gjë sa më shpejt. Kjo cështje ka përfunduar për Tiranën e gjithë Shqipërinë.

Nëse ka ndonjë kandidat nga PL që mendon se ka aftësinë për të fituar mbështetjen e opozitës unë do angazhohesha, objektivi ynë janë këshillat, do i kthejmë në parlamente lolake do jetë më i rëndësishëm “parlamenti bashkiak i Tiranës se sa ky i 25 prillit, do dëgjohet fuqishëm zëri i qytetarëve të Tiranës. Do shpëtojnë përgjithmonë nga arroganca shtypja, intimidimi, nga gjobat pafund që marrin cdo ditë e gjithë ky represion”, tha Meta.

Zjarr Tv Ad