A do të garojë për kreun e PD? Ish-kryeministri e thotë ‘PO’ me të madhe: I tregova zonjës Kim se unë jam Sali Berisha!

0
491
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ish-kryeministri Sali Berisha i qëndron vendimit të tij për të qenë pjesë e garës së ardhshme për kreun e Partisë Demokratike.

Berisha tha se ai do të jetë pjesë e garës, ndërkohë që garantoi se të gjithë pjesëmarrësit, se do të jenë nën kushte  të njëjta kandidimi. Sa i takon zgjedhjeve të 6 Marsit, Berisha dha dhe një mesazh për ambasadoren amerikane Yuri Kim, për të cilën prej kohësh thotë se sillet si guvernatore në Shqipëri.

Ish-kryeministri tha se impenjimi i tij në zgjedhje, ishte për ti treguar Kim se kush është Sali Berisha, i cili ia del të marrë 70% të elektoratit, pavarësisht deklaratave të ambasadores amerikane, apo mbajtjes peng të vulës së PD-së nga Lulzim Basha me ndihmën e Edi Ramës.

Berisha:

Së pari a i qëndroj unë deklaratës? Nuk mund të gjesh deklarata të Sali Berishës që nuk iu qëndron. E ka çuar PD në shifra të mjera. 6 Marsi faktoi një të vërtetë, dhe ajo e vërtetë është rikthimi i Sali Berishës, mbështetje të 30% të elektoratit shqiptar. Dua t’ju rrëfej këtu, unë bëra fushatën më intesive që kam bërë ndonjëherë në zgjedhjet lokale, që unë të kem qenë kaq shumë herë në zgjedhjet lokale në secilën prej bashkive.

U detyrova që ta bëj këtë jashtë detyrës sime, kjo ishte personalizim i fushatës, por ne përballeshim me arbitraritetin e Edi Ramës, që logon ia dha kampit të tij. Zonja guvernatore i lejoi vetes që të ndërhynte në fushatë kundër Sali Berishës, unë doja që tiu thoja zgjedhësve, ja unë jam Sali Berisha, ky që thotë zonja guvernatore, dhe ky që i kanë marrë logon.

Është jashtë çdo lloj imagjinate, që unë të devijoj nga ky kurs, nga vendimi im i shpallur para demokratëve, që unë sigurisht që do të garoj për kreun e PD-së por do të garantoj çdo person që do të jetë pjesë e garës, kushte të barabarta të gjithanshme, dhe duke garantuar demokratët që do të pranoj pa asnjë koment rezultatin e tyre. Rikthimi ka ndodhur në 6 Mars./Faxweb.al

Zjarr Tv Ad