A do të japë dorëheqjen? Lulzim Basha i mbledh sot pasdite të gjithë në seli

0
34
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryedemokrati Lulzim Basha ka thirrur sot në orën 17:00 një mbledhje me grupin parlamentar, Kryesinë e partisë dhe Kolegjin e Kryetarëve. Madje burime nga brenda selisë blu kanë bërë të ditur se Basha sot do të komunikojë një vendim të rëndësishëm.

Mbetet për t’u parë se cili do të jetë vendimi i Bashës, nga i cili do të rrjedhin më pas ngjarjet e tjera brenda PD-së, por paraprakisht në lojë janë dy skenarë.

Skenari i parë është që Basha të japë dorëheqjen dhe partia të drejtohet nga një grup deputetësh nga ata që mbështesin atë dhe Berishën për ta çuar deri në zgjedhje.

Skenari i dytë është që Basha të mos pranojë të japë dorëheqjen sot, gjë që do të bëjë që deputetët brenda Grupit Parlamentar të fillojnë të mbledhin firmat me qëllim që t’i kërkojnë Kryetares së Parlamentit që ai të mos jetë më pjesë e grupit.

Zjarr Tv Ad