A do të jeni në protestë? Idrizi:E kam marrë vesh nga televizioni për protestën. Ja pse nuk do të jem pjesë

0
77
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kreu i PDIU i ftuar në studion e News 24, është shprehur se përshëndet bashkimin e dy pjesëve të opozitës me partitë e tjera dhe fton të bëhet thirrje që edhe pjesë tjetër të bashkohet dhe të ulen për të sjellë një alternativë të vërtetë qeverisëse.

Ai shprehet se është i zhgënjyer me këtë që është bërë në këto 34 vite, duke dështuar për të sjellë të kundërtën e saj me shumë mund.

Idrizi shprehet se më 20 shkurt u rrëzuar përmendorja e diktatorit Enver Hoxha, e kjo duket se është simbolika e vendosjes së kësaj date, duke shtuar se ai është informuar për këtë protestë nëpërmjet televizionit.

Sa i përket pjesëmarrjes së tij, Idrizi tha se dukeqenëse është 80 vjetori i masakrës çame ai është i angazhuar me disa aktivitete dhe nuk do të jetë.

“Më 20 shkurt u rrëzua përmendorja e diktator dhe për shkak të grevës së urisë së studentëve u hoq emri i Enver Hoxhës.

Unë jam i zhgënjyer se si ne nuk mund të ndërtojmë të kundërtën e asaj që rrëzuam me aq shumë mund.

Për mua është e rëndësishme që ne t’i kthehemi simbolikës reale, që në këto 34 vite nuk mund të bënim diçka ndryshe.

E përshëndes bashkimin e dy pjesëve të opozitës me partitë e tjera, të bëhet thirrje të bëhet pjesë edhe pjesa tjetër, të ulemi dhe të diskutojmë të ardhmen.

Nëse ne nuk arrijmë dot të ndërtojmë një kontent programor, t’i japim përgjigje pyetjeve se si ne do të jemi alternativë qeverisëse , nuk kemi bërë gjë fare.

Si qytetar do gjeja arsye për të protestuar, por unë e kam marrë vesh nga televizioni që ka protestë. Por për arsye se është 80 vjetori i masakrës së Çamërisë unë jam i angazhuar dhe nuk do kem mundësi të jem prezent” tha Idrizi.

Zjarr Tv Ad