A do të ketë një listë tjetër me persona “non grata”?/Ja si përgjigjet ambasadori britanik

0
86
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar, Alastair King Smith, gjatë një interviste për TV Klan ka folur ndër të tjera dhe nëse do të ketë një listë tjetër me persona “non grata” dhe siguron që shteti britanik është i vendosur t’i ndalojë hyrjen çdo politikani, funksionari e sipërmarrësi të korruptuar apo të lidhur me krimin.

Ai thotë në intervistën se nëse kjo do të ndodhë do të jetë Londra që do të bëjë publike vendimet e saj.

Pyetje: Po flitet këto kohë që ka pasur një listë të re. Sa e vërtetë është kjo? E di që emra nuk do kem, por jam e interesuar ta di nëse ka një listë të re pas asaj të vitit të shkuar?

Alastair King Smith: Nuk bëjmë komente për spekulime apo zëra, kështu që nuk do të kem mundësi të përgjigjem specifikisht për këtë pikë. Këto vendime merren nga Qeveria Britanike. Vendimet merren në Londër dhe shpallen nga Londra kur ka vendime që duhet të shpallen, por nuk do të bëjmë komente derisa të jetë marrë vendim.

Gjithashtu ambasadori britanik iu përgjigj dhe pyetjes në lidhje me akuzat që Sali Berisha ka hedhur në drejtim të tij duke u shprehur:

”Siç e dini, ne nuk komentojmë për raste individuale, por dëshiroj të sqaroj diçka. Qasja jonë është e bazuar në një kontekst të gjerë të përmirësimit të llogaridhënies dhe dhënies fund pandëshkueshmërisë. Në këtë kuadër mbështesim aktorët vendas të drejtësisë që të jenë më efikasë. Është pozitive të shohim ndjekjet më të mëdha penale dhe dënimin e personave të përfshirë në korrupsion ose kriminalitet dhe do të vijojmë të mbështesim dhe nxisim këto veprime këtu në Shqipëri.

Gjithashtu sigurohemi që si Mbretëri e Bashkuar të marrim në konsideratë rastet e papërshtatshme në kuadër të të mirës publike, lidhur me individë të përfshirë në korrupsion dhe fusha të tjera të kriminalitetit, duke mos i lejuar të udhëtojnë në Mbretërinë e Bashkuar ose të kenë pasuri në Mbretërinë e Bashkuar. Dhe do të vijojmë në këtë dhe ministrat do të përdorin instrumentet kur janë të nevojshëm.”

Zjarr Tv Ad