‘A do të ketë zgjedhje në Himarë?’/ Ja si përgjigjet Rama

0
71
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryeministri Edi Rama ka bërë një konferencë për shtyp me gazetarë dhe media në qytetin e Shkodrës.

Gjatë fjalës së tij, Rama u pyet edhe mbi zgjedhjet në Himarë, ku u shpreh se do pritet vendimi i Gjykatës së Apelit.

“Nëse do ketë apo jo zgjedhje në Himarë, ne presim vendimin e Apelit. Do të ishte mirë që drejtësia të lihet e qetë nga brenda dhe nga jashtë. Zotëria është qytetar i Republikës së Shqipërisë.

Për mua që nuk komentoj vendimet e drejtësisë, më duket paksa jo normale që të ndërhyhet në çështjen e drejtësisë. Unë dua që gjithçka të shkojë ashtu siç parashikojnë ligjet dhe uroj shumë që askush mos të komentojë vendimet e drejtësisë shqiptare.”

Zjarr Tv Ad