A do të shkarkohet Gledis Nano? Gati vendimi për drejtorin e ri të policisë

0
52
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Drejtori i Policisë së Shtetit, Gledis Nano, duket se është në orët e fundit në krye të këtij institucioni.

Prej disa ditësh është përfolur për një largim të mundshëm të tij, por sot gjithçka pritet të bëhet zyrtare.

Dy emrat më të lakuar deri tani për këtë post kanë qenë Drejtori i Policisë Kriminale të Shqipërisë, Neritan Nallbati dhe Drejtori i Përgjithshëm i AMP Muhamet Rrumbullaku.

Gledis Nano kishte pasuar në krye të Policisë së Shtetit Ardi Veliun, pas ngjarjeve të rënda që kishin përfshirë këtë institucion, ndër të cilat veçohet vrasja e të riut Klodian Rasha nga efektivi Nevaldo Hajdari.

Ndërkohë, gjatë qëndrimit të Nanos në krye të këtij institucioni kanë qenë po ashtu të shumta rastet që policia është gjendur nën qendër të kritikave. Atentatet dhe vrasjet e fundit në vend janë bërë problem për sigurinë në vend, ndërsa temë e ditës është bërë Ervis Martinaj, të cilin policia ka dështuar ta arrestojë.

Zjarr Tv Ad