Bylykbashi: Ligji i dekriminalizimit është për personat që kanë një dënim gjykate, PS e përdor për qëllime…

0
131
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Deputeti Oerd Bylykbashi në një intervistë për RTV Ora, u shpreh se ligji i dekriminalizimit është bërë vetëm për personat të cilët kanë një dënim gjykate.

Sipas deputetit demokrat, ligji po përdoret nga PS për qëllime të dyfishta, dhe në këtë rast është për të larguar kundërshtarët politikë, pasi sipas tij nuk kanë mënyra tjera.

Bylykbashi theksoi se duhet të rikthejmë ligjin e lustracionit të vitit 2008.

Bylykbashi: Unë kam parë projektin që ka sjellë Balla, mesa duket s’ka kuptuar gjë as në atë kohë kur pretendonte se ishte një nga negociatorët e atij ligji. Ai ligj është bërë vetëm për personat të cilët kanë një dënim gjykate, ndërsa ato që po bëjnë ata ka qëllime të dyfishta.

Bylykbashi theksoi se sipas ligjit të dekriminalizimin thuhet se askush nuk pranohet të hiqet nga parlamenti dhe të pengohet nëse nuk ka një vendim përfundimtar të dënimit penal.

“Shtrojmë një çështje tjetër, përmendët “Non Gratën”. Ka një rekomandim të pastër të OSBE-ODIHR, i cili thotë se të gjithë dispozitat ligjore në ligjin e dekriminalizimit, thuhet se nuk pranohet të hiqet dikush nga parlamenti apo të pengohet të garojë nëse nuk ka një vendim përfundimtar të formës prerë për dënim penal. Kjo është betejë e kotë, një shashë për të krijuar një tollovi, por mbetemi te ajo, po duhet të bëjmë një ligj për lustracionin.”- tha ai.

Zjarr Tv Ad