A e ndjen Zaho mungesën tuaj? Rama: Borxhi i kohës, një borxh që s’do e shlyej kurrë

0
29
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryeministri Edi Rama është duke dhënë një intervistë në “Wake up”, ku foli për zgjedhjet e 14 majit, por edhe për jetën private.

Rama është pyetur nga gazetarët nëse i mungon Zahos koha me të atin, pasi tani kreu i qeverisë është i angazhuar gjatë gjithë kohës me zgjedhjet lokale.

Kryeministri u shpreh se është një sakrificë për familjarët dhe se ndaj tyre ka një borxh që nuk do të mund ta shlyej kurrë.

“Për hir të vërtetës kjo është një punë që ka një sakrificë të madhe për ata që jetojnë me mua. Dhe borxhi i kohës, i angazhimit të nevojshëm dhe të zakonshëm është një borxh që vetëm thellohet dhe s’ka shans të lahet më. Është e vështirë për njerëzit e familjes që të jetojnë me një njeri që ka një angazhim të tillë.

Kjo jetë është e lidhur me njerëzit dhe me lloj-lloj problemesh që nga ata me të cilët punon dhe me ata që as nuk i ke takuar dhe as nuk i ke dëgjuar. Jeta e mëparshme ka qenë me shumë pak kontakte, brenda një rrethi që merreshin me art. Puna më e madhe vetëm me vetën në atelie duke u marrë me vepra” tha Rama.

Zjarr Tv Ad