Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Ditën e djeshme, Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, gjatë një interviste televizive, ka treguar se si është të punosh me Kryeministrin Edi Rama, duke qenë se është pjesë e kabinetit të tij të qeverisjes.
Spiropali foli për neës 24, ku u shpreh se nga jashtë e shohin Ramën si tip të vështirë, por nuk është i tillë është i vërtetë.
Ajo thekson se Rama nuk e kamuflon kurrë realitetin, ndërsa thekson se ka komunikim të mirë me të, pasi edhe vetë është e drejtpërdrejtë.
“Nga jashtë e shohin të vështirë, por ai është i vërtetë. Është i troçtë, nuk thotë kurrë atë që s’mendon, nuk kamuflon kurrë realitetin. Kam komunikim shumë të mirë se jam vetë e drejtpërdrejtë dhe e troçtë”,- tha Spiropali.