A gënjen KQZ-ja për afatet e regjistrimit të listave?

0
886
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka hedhur poshtë sot me një deklaratë për mediat, deklaratën e deputetit të PD-së, Oerd Bylykbashi se afati për të dorëzuar listat e kandidatëve për deputet ka skaduar.

KQZ-ja deklaroi:

Afati i regjistrimit të listave të regjistruara si subjekte zgjedhore është jo më vonë se 50 ditë para datës së zgjedhjeve. Afati korrespondon me 29 prill. Llogaritjet bëhen pa marrë si datë dita e zgjedhjeve, pra përjashtohet data e zgjedhjeve” deklaroi zëdhënësja e KQZ-së, Drilona Hoxha.

Një përllogaritje e thjeshtë kalendarike tregon se 50 ditë para zgjedhjeve pa marrë për bazë datën 18 qershor, data është 28 prill.

Nëse nga data 17 qershor zbresim në kalendar, afati i fundit është 28 prilli.

I këtij mendimi ka qenë vetë kreu i KQZ-së, Denar Biba i cili në një prononcim për Vizionplus në datën 9 prill ka thënë se partitë kanë dhe 19 ditë kohë. Pra data 28 prill.

Kronika e Vizionplus në 9 prill 2017:

Në këto kushte, 24 partitë opozitare, të drejtuara nga PD, kanë edhe 19 ditë kohë për tu bërë pjesë e garës elektorale të 18 Qershorit. Periudhë të cilën, në kulmin e debatit politik, mazhoranca dhe opozita mund ta shfrytëzojnë për gjetjen e zgjidhjes së krizës politike, çka do mundësonte dhe futjen e opozitës në zgjedhje,”-thuhet në këtë lajm.

 

Ndërsa sot, KQZ-ja e hedh poshtë këtë deklaratë me një tjetër përllogaritje.

Zjarr Tv Ad