A jua hodhi sërish mazhoranca me “Territorialen”? Bozdo: PD ishte e pa përfaqësuar, ata deputetë që ishin në komision nuk ishin të mandatuar

0
43
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

I ftuar në emisionin “Log.” në Abc, ish-nënkryetari i Bashkisë së Tiranës, Enno Bozdo, i cili vinte në pozicionin e përfaqësuesit të Partisë Demokratike, tha se Reforma Territoriale ishte vendosur që në fillim të mos ndryshonte.

I pyetur nga moderatori Xhafo nëse mazhoranca “ua hodhi” edhe këtë herë, pasi i ftoi një Komision dhe në fund nuk ndryshoi asgjë, Bozdo tha se këtë herë PD ishte e papërfaqësuar në tryezë.

Sipas Bozdos është e vërtetë që në tryezën e Komisionit për Reformën Territoriale pati disa dputetë të Partisë Demokratike, por ata nuk ishin të mandatuar për të përfaqësuar PD-në.

Zjarr Tv Ad