“A ka SHBA një kandidat të preferuar për të fituar zgjedhjet e 25 Prilli?”, Yuri Kim sqaron deklaratën e djeshme, tregon arsyen pse nuk flet për kandidat e parti

0
144
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim ka sqaruar edhe një herë deklaratën e djeshme në media ku tha se nëse shqiptarët duan ndryshim të votojnë ndryshimin. Kim shprehet se SHBA-ja nuk ka një kandidat të preferuar për të fituar dhe ky nuk është as pozicioni i tyre.

Ajo shton se interesi i SHBA-së janë institucionet dhe procesi i zgjedhjeve dhe kjo është arsyeja përse kurrë ajo nuk ka folur për kandidat dhe parti të ndryshme.

Yuri Kim:

“A kemi një kandidat të preferuar? Jo, nuk kemi. Nuk është ky pozicioni i Shteteve të Bashkuara. Ajo për të cilën vrasim mendjen janë institucionet dhe proceset. Dhe, prandaj nuk flas për këtë kandidat apo atë kandidat, këtë apo atë parti, por flas për rëndësinë, rëndësinë kritike që ka që të sigurohemi që rregullat dhe proceset janë të ndershme, janë transparente, që fusha e lojës është e njëjtë për të gjithë, dhe që rregullat të zbatohen edhe në kohë, që të gjithë të kenë të njëjtat shanse. Kjo është ajo për të cilën kemi interes”

Zjarr Tv Ad