Lulzim Basha i është përgjigjur akuzave të Edi Ramës për dosjen e Toyota Yaris, ku thotë se ka dhënë dëshminë e tij jo vetëm për hetuesit shqiptarë, por edhe ata belgë. Basha tha se Rama mund të shkojë lehësisht në SPAK për të marrë dëshminë e tij, në mënyrë që të njihet edhe me dosjen.
“Fjalët mbrapsht janë më e pakta. A ka socialistë të ndershëm në Shkodër që nuk e dinë se kush janë liderët e krimit në vend. Në Durrësin e Vangjush Dakos që është kapur sërish në të njëjtin avaz si edhe më parë. Shteti vidhet me kriminel ashtu siç është dhe ky boxhet.
Borxhi është rritur, faturat janë rritur, ku shkojnë paratë. Rruga e Arbrit thotë është shtesë e paparashikueshme. E çoi në 58 mld lekë nga 33 mld lekë rrugtën e Arbrit. Ky që zhduket tek dhoma e miellit sa herë që nuk përballon debatit, duhet të ishte në Lushnje ku janë ngritur fermerët në protestë për paketën fiskale. Ku shkojnë 120 mln euro, shkojnë tek Beçheti që do e humbin dhe u thotë shqiptarëve që nuk do e paguajnë. Ndërkohë që pagesa ka filluar.
Më drejtohet mua dhe më thotë pse nuk shkon në Belgjikë. Po shko në SPAK dhe merr fotokopjen e dëshmisë time, për autoriteteve belge dhe shqiptare për çështjen e Toyota Yaris. E ke në SPAK, merre dhe botoje. Po ta kisha unë do ta botoja. Mos u fshih tek dhoma e miellit por thuaju shqiptarëve se me çfarë morali vjen këtu dhe i kërkon deputetëve të tu për të ngritur dorën për të marrë sërish borxh. Nuk do t’i kishe ikur dot as 20 vjet përpara kur tashmë çdo akrobaci do të thyente gjuhën.
Sa herë të ballafaqojmë me të vërtetën dhe me vjedhjen e përditshme, sillesh dhe vërtitesh me të njëjtat epitete. Halli i shqiptarëve është prioriteti ynë. Mekanizmin e votës e ke bllokuar, voto vetingu në politikë. Kjo betejë do të shkojë deri në fund, me forcën e qytetarëve shqiptarë. Kjo sallë nuk do t;i takojë duarve që ngrenë taksat e shqiptarëve” , tha Basha.
Ishte Rama ai që e nisi debatin në lidhje me çështjen e makinave që u gjetën me miliona euro, ku akuzoi Bashën se nuk ka shkuar që të japë llogari për hetuesit belgë.
“Sa i takon Toyota Yaris Lulëzim se e përmende, pse nuk shkon në gjykatën në Belgjikë sa herë të kanë ftuar? Sa herë të kanë thirrur në gjykatë? Cila foltore? S’ta kam thënë ndonjëherë se e kam ditur para foltores unë”.