“A të futem unë te amerikanët”? Berisha tregon se çfarë i tha Basha kur u shpall “non grata” nga SHBA: Unë nuk zgjedh lobimin…

0
47
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ish-kryeministri Sali Berisha komentoi shpalljen “non grata” nga SHBA, duke u shprehur se kryedemokrati Lulzim Basha ishte vetëofruar që të ndërhynte tek amerikanët, por ish-lideri zgjodhi gjykatën dhe jo lobimin. Ai tregoi më tej se Basha iu kishte thënë zyrtarëve të SHBA-së se çdo vendim e merrte nga Berisha.

Berisha: Basha më tha të futem unë, kur u shpalla non grata. I thashë që ti nuk futesh dot. Unë kam zgjedhur gjykatën, nuk zgjedh lobimin. Më tha njëherë se thotë ambasadorja Kim se ne e kemi paralajmeruar Berishën për shpalljen non grata. Unë I them se ajo çfarë më është thënë mua nga burme amerikane se ti u ke thënë se cdo vendim e merr ai etj, por unë nuk u kam kushtuar rëndësi. Pa sorosin kjo nuk bëhej kurrë. E fundit më thotë po për këtë të parlamentit si ta bëjmë. Unë di se e vërteta dhe dinjiteti janë të pacënueshëm.

Më tej Berisha tha se përgjegjësia për Lulzim Bashën në krye të PD-së, është totalisht e tij, ndërsa kujtoi dhe garën në 2013 për drejtimin e partisë. Ish-kryeministri tha se në garë u futën vetëm Lulzim Basha dhe i ndjeri Sokol Olldashi, ku për këtë të fundit u shpreh se kishte veti prej lideri dhe shumë principe.

Pyetje: Në vitin 2013 caktove Bashën kryetar të PD ai tani nuk largohet, si mund të zhbëni ju një gjë që e keni krijuar me mundim prej vitesh?

Berisha: Përgjegjësia është e imja. Unë ua hapa rrugën që të hynin në garë, hynë Lulzim Basha dhe Sokol Olldashi. Sokoli ishte njeri shumë i zgjuar, kishte veti padiskutim prej lideri, shumë principe. Ku gaboi ai? Indjeri bëri një gabim, struktuar janë me mua, anëtarësi është me mua, nuk kujtoi se struktuarat për anëtarësinë nuk ishin kaq të pëlqyera pas asaj humbje.

Zjarr Tv Ad