A u helmuan qentë te Liqeni? AMK dhe APR: Dënojmë ashpër ngjarjen e rëndë, i jemi drejtuar policisë për të hetuar situatën

0
43
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Agjencia e Mbrojtjes së Konsumatorit dhe Agjencia e Parqeve dhe Rekreacionit, si dy institucionet që merren me administrimin e qenve endacakë dhe parqeve publike, kanë dënuar ashpër ngjarjen e ndodhur dje në Parkun e Liqenit, e cila është raportuar me shqetësim edhe nga organizatat për mbrojtjen e kafshëve dhe qytetarë të ndryshëm, për gjetjen e disa katërputroshëve të pretenduar si të helmuar.

Përmes një njoftimi në rrjetet sociale, AMK dhe APR bëjnë me dije se po ndjekin rrugën ligjore, duke denoncuar rastin në organet kompetente.

“Lidhur me ngjarjen e djeshme, ne si AMK dhe APR kemi ndjekur rrugën ligjore, duke ju drejtuar organeve kompetente për të hetuar rastin. Nxisim jo vetëm institucionet publike për të gjetur përgjegjësit apo shkaqet e kësaj situate, por gjithashtu inkurajojmë dhe kafshëdashësit që të jenë mirëkuptues deri në zbardhjen e ngjarjes”, thuhet në njoftim.

Të dyja institucionet nënvizojnë se Bashkia e Tiranës, në bashkëpunim të ngushtë me komunitetin e kafshëdashësve dhe qytetarë dashamirës, ka ndërtuar një qendër veterinare për trajtimin dhe vaksinimin e kafshëve të rrugës, ku janë marrë si model praktikat më të mira ndërkombëtare.

“Prej një viti, për t’ju ardhur në ndihmë vullnetarëve, por duke siguruar njëkohësisht edhe shëndetin publik të qytetarëve, veterinerët aplikojnë direkt në terren vaksinimin. Ne inkurajojmë edhe adoptimin e qenve nga qendra veterinare, ku shumë prej vullnetarëve, por jo vetëm, kanë mirëpritur dhe marrë në shtëpi qenushë të braktisur”, shton më tej AMK.

Zjarr Tv Ad