Abazoviç flet për marrëdhëniet me liderët e Ballkanit: Raportet me Ramën i kam vëllazërore, ndërsa Kurtin e çmoj shumë

0
64
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryeministri në detyrë i Malit të Zi, Dritan Abazoviç, ka folur së fundmi për marrëdhëniet me kryeministrin Edi Rama, Albin Kurtin si dhe me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç.

Abazoviç është shprehur se marrëdhëniet me kryeministrin tonë, Edi Rama, janë vëllazërorë, ndërsa me Vuçiçin raportet janë të mira, kryesisht kolegiale.

“Marrëdhëniet me Ramën janë shumë miqësore, vëllazërore, janë raporte specifike, personalisht kam qejf personat që mund të flasin për tema shumë serioze, por kur vjen momenti kanë qejf të bëjnë pak humor relaksojnë situatën. Mua këta persona shumë më konvenojnë, mendoj se edhe vetë jam ashtu.

Shumë të mira, raportet e mija me Vuçiç janë shumë të mira, janë kolegiale, të gjitha ato që fliten se Vuçiç se ka patur dorë në grushtin e shtetit ose involvimin e qeverisë të re apo diçka tjetër për mua nuk janë reale. Ai është president në shtetin e vet, ne kemi shtetin tonë sovran, i cili ka politikën e vet. Atë çfarë unë mundohem të bëj edhe me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama edhe me atë të Kosovës, edhe me të Kroacisë, Plenkoviç, edhe me kryeministrin e Bosnjes, edhe me Kovaçevskin, i cili është jashtëzakonisht bashkëpunues. Është për të pasur një marrëdhënie e cila është jo vetëm politike, por edhe personale, njerëzore sepse është një komponent shumë i rëndësishëm në Ballkan”, ka thënë Abazoviç.

I pyetur për raportet me Albin Kurtin të cilat duken më të “ngurta”, Abazoviç ka thënë se ai nuk është dakord me këtë këtë konstatim, duke shtuar se e çmon kryeministrin e Kosovës.

“Unë nuk jam dakord me këtë thënie. Ne jemi takuar me zoti Kurtin dy apo tre herë….E vërtetë unë mendoj se ne shkojmë mirë, ndoshta disa pyetje i shohim ndryshe, ndoshta atë të Ballkanit të Hapur e shohim ndryshe, por ajo nuk është gjë restrektive prej anës time, si unë për të pasur një mendim më të lartë apo të ulët për një person. Unë e çmoj shumë Albin Kurtin dhe e ka treguar se është parimor në çdo aspekt ashtu siç jam edhe vet krenar që e ka prejardhjen prej Ulqini. I uroj çdo sukses në udhëheqjen e tij në Kosovë2”, ka thënë ai.

Zjarr Tv Ad