Aleancë greko-franceze për të luftuar trafikun e drogës dhe krimin e organizuar, ekspertët e rajonit mblidhen në Athinë

0
49
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Plot 50 ekspertë nga Franca, Greqia dhe Ballkani Perëndimor po zhvillojnë takime këto ditë në Athinë për të diskutuar mënyrat më efektive për të luftuar trafikun ndërkombëtar të drogës në Evropën Juglindore.

Mediat greke raportojnë se seminari është financuar nga Franca, ndërsa puna do të nisë me fjalën e ministrit grek të Mbrojtjes Civile, Panagiotis Theodorikakos, ambasadorit francez në Greqi, Patrick Maisonnave, drejtori i divizionit të sigurisë i Policisë Greke, gjeneral brigade Ioannis Dalachanis dhe nga Jean-Claude Brunet, përfaqësuesi francez përgjegjës për luftën kundër krimit të organizuar.

Diskutimet mes pjesëmarrësve do të fokusohen në qasjen për luftën kundër trafikut të drogës, çështjet që lidhen me të dhe faktorët e përgjithshëm operacional. Objektivi është forcimi i bashkëpunimit rajonal, veçanërisht në fushën e shkëmbimit të informacionit mbi organizatat kriminale.

Pjesëmarrësit përfshijnë ekspertë të Europolit, Eurojust-it, Qendrës Evropiane për Drogën dhe Varësisë nga Drogat (EMCDDA) si dhe përfaqësues nga Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Bullgaria, Kroacia, Kosova, Italia, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Rumania, Serbia dhe Sllovenia.

Zjarr Tv Ad