Abazoviç i përgjigjet kërkesës së Vuçiçit, konfirmon pjesëmarrjen në takimin e radhës të Ballkanit të Hapur

0
39
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç, ka konfirmuar se do të marrë pjesë në takimiin e radhës së inciativës “Open Ballkan”, i cili do të mbahet në qershor në Ohër të Maqedonisë së Veriut.

“Personalisht mendoj se çdo iniciativë rajonale e cila mundet të përshpejtojë integrimet evropiane, jo vetëm të Malit të Zi por krejt rajonit, është diçka që ne duhet të pranojmë. Në anën tjetër, nëse dikush dëshiron të zëvendësojë integrimet evropiane, ne nuk jemi te interesuar. Por, unë ende nuk e kam dëgjuar një argument të vlefshëm që Ballkani i Hapur nuk është i mirë për Malin e Zi”, ka deklaruar Abazoviç.

Kujtojmë se ishte presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, ai i cili ditnë e djeshme në Davos të Zvicrës, foti kryeministrin Abazovic që t’i bashkohet takimit të radhës së nismës rajonale, “Ballkani i Hapur”.

Zjarr Tv Ad