Abazoviç “merr bekimin” e George Soros: Pata një takim frymëzues me të

0
93
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryeministri në ikje i Malit të Zi, Dritan Abazoviç është takuar me filantropin dhe miliarderin George Soros.

Takimi është realizuar në rezidencën “influencerit” politik 81-vjeçar, dhe sipas Abazoviç, biseda me të ka qenë frymëzuese.

“Ne promovojmë ide dhe iniciativa që çojnë në paqe, stabilizim dhe përparim ekonomik në Ballkanin Perëndimor. Mali i Zi mundet”, shkruan Abazoviç, i cili është një nga katër mbështetësit e iniciativës “Open Balkan” që gjithashtu ka mbështetjen e fondacionit të Soros.

Abazoviç, i cili ka deklaruar së fundmi se ka qenë krimi i organizuar që e ka rrëzuar nga pushteti, thotë se do të rikandidojë për kryeministër në zgjedhjet e ardhshme. Pas marrëeshjes kontraverse me Kishën Serbe, Abazoviç iu bashkua “lokomotivës” së “Open Balkan” me kryeministrat Edi Rama, atë serb Aleksandër Vuçiç dhe kryeministrin e Maqedonisë së Veriut.

Zjarr Tv Ad