Abilekaj: Grupi i Alibeajt nuk duhet të kandidonte për zgjedhjet e 14 majit

0
78
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Analisti Enton Abilekaj tha në studion e emisionit “Të Paekspozuarit” se dalja e grupit të Alibeajt me kandidatët e vet në zgjedhjet e 14 majit 2023 do të kontribuojë në fitoren e Ramës. Sipas tij, nëse nuk do të kandidonin në zgjedhje dhe duke e ndihmuar PD-në që të fitonte ose të humbiste, pas zgjedhjeve do të kishin të drejtën morale dhe politike që të kërkonin çelësat e partisë dhe të pretendonin se ata janë të vetmit që mund të rrëzojnë Ramën.

“Le ta zëmë se Alibeaj ka bërë një analizë politike se klasa politike, me “trekëndëshin e Bermudës”, siç e ka quajtur Basha, është e konsumuar, ka marrë fund, votohet vetëm se nuk ka një ofertë tjetër dhe, nëse do të ketë një forcë politike të pastër, pa asnjë nga këta personazhet kryesorë, pa figura të pakonsumuara nga pushteti i mëparshëm, njerëzit do ta votojnë dhe përkrahja perëndimore do të jetë shumë e madhe.

Në analizën e tyre ata mendojnë se kanë qëllime të mira, se nuk mbështesin Edi Ramën me qëllim. Ata mendojnë se do të vijë dita që ky sistem do të rrëzohet, duhet të presin pak kohë, të dështojë Berisha, ta heqin dhe të mundin Ramën, me ndihmën e ambasadave. Problemi është që po ta bëjnë analizën e plotë më pas, në fund fare, sado të drejtë të kenë teorikisht, praktikisht po ndihmojnë Ramën, sepse 6 marsi tregoi se ata e kishin vulën e partisë, nuk kishin as Berishën, as Flamur Nokën, asnjë nga “llumi i qeverisjes së mëparshme” siç i kishin quajtur dhe dolën të tretët në zgjedhje.

Berisha nuk kishte as parti për të dalë në zgjedhje, e mori borxh nga Ilir Meta. Kështu që ai është rezultati që do të kenë. Nëse këtë rezultat do të prisnin duke mos kandiduar në zgjedhje, duke e ndihmuar PD-në që të fitonte ose të humbiste dhe të humbiste Berisha, ata do të kishin të drejtën morale dhe politike që të kërkonin çelësat e partisë dhe të pretendojnë se janë ata të vetmit që mund të rrëzojnë Ramën. Duke bërë këtë që po bëjnë, duke këta janë vetëm kontribuesit e fitores së Ramës.”, tha analisti Abilekaj.

Zjarr Tv Ad