I ftuar në SYRI TV, gazetari dhe drejtori i Dosja.al, Enton Abilekaj ka folur për sezoni i ri politik dhe beteja opozitare.
Abilekaj ka theksuar se kontrolli i qeverisjes bëhet me presionin e rrugës dhe atë parlamentar dhe derisa presioni parlamentar nuk ekziston atëherë duhet të kemi presionin e rrugës. Sipas Abilekaj, opozita duhet të nxisë protestat dhe ti tregojë qytetarëve që është një alternativë më e mirë dhe jo të pranojnë zgjidhjen që i jep qeveria.
Gjithashtu Abilekaj tha se këto protesta nuk kanë pse të jenë paqësore dhe nuk kanë pse të jenë të kontrollura dhe ti bëjnë fresk qeverisë duke dalë dhe bërë thirrje që mos thyeni xhama se do ikim në shpi. Këto protesta janë kot dhe nuk arrijnë asnjë rezultat.
Abilekaj: Kontrolli i qeverisjes bëhet me presionin e rrugës dhe atë parlamentar. Derisa presioni parlamentar nuk ekziston atëherë duhet të kemi presionin e rrugës. Protestat do të jenë mënyra se si do të kontrollohet qeveria. Nuk flasim vetëm për protesta kur opozita është në ballë, ku politika është në ballë por protesta që nxiten nga politika por nuk drejtohen nga politika. Protesta kur njerëzit nxiten duke parë mundësinë që ardhja e opozitës do të ndyshojë diçka.
Pra opozita tregon se çfarë duhet bërë jep alternativën e vetë dhe nxit njerëzit të kërkojnë një zgjidhje tjetër dhe jo atë që jep kjo qeveri. Dhe këto protesta nuk kanë pse të jenë paqësore dhe nuk kanë pse të jenë të kontrollura dhe ti bëjnë fresk qeverisë duke dalë dhe bërë thirrje që mos thyeni xhama se do ikim në shpi. Këto protesta janë kot dhe nuk arrijnë asnjë rezultat. Opozita duhet të ndjekë edhe linjën e protestave indirekte.
Burimi: Syri Tv