Gazetari Enton Abilekaj, ka komentuar situatën politike në vend, ku para disa ditësh janë publikuar dhe emrat e kabinetit të ri të qeverisë ‘Rama 3’
Në qeverinë ‘Rama 3’ aktualisht janë 12 ministre, 3 ministra.
I ftuar në edicionin e lajmeve të RTV Ora, Abilekaj tha se përdorimi i grave në politikë ka qenë ‘makijazh’, politikës, teksa shton se Rama duke vendosur shumë gra ministre mundohet që bëjë lajm ndërkombëtar dhe të krijojë debat politik në Shqipëri.
Më tej shton se ministrat në qeveri janë thjesht sekretarë të një grupi politiko-ekonomiko-kriminal, që firmosin gjithçka që u jepet.
“Përdorimi i grave në politikë dhe në polici, ka qenë për makijazh politikë. E ka përdorur në protesta qëtë mos ketë për plasje mes policisë dhe protestuesve. Ndërsa tani nuk e përdor për frikë se nuk ka frikë nga askush, por tani ka frikë për sensacion, dhe e vetmja gjë që mund të thotë është se ka ministre gra. Ka 12 gra ministre dhe mundohet ta bëjë një lajm ndërkombëtar. Mundohet që me këtë të përfitojë më shumë akses në mediat ndërkombëtare dhe që të krijohet një debat në Shqipëri, ku të dalin njerëz që mund të thonë se nuk mund të qeverisen nga gratë, ndërkohë që ne e dimë që nuk qeverisemi nga ministrat. Ne qeverisemi nga një njeri me miqtë e tij që quhen oligarkë ose kapësit e shtetit, të cilët marrin vendime, që i shpërndajnë me telefon.
Janë njerëz që presin që fatet e jetës së tyre të vendosen live në televizion. Mendoni se këto njerëz kanë ndonjë ideal për atdheun? Ndonjë projekt për vendi? Ndonjë dëshirë për të rregulluar gjërat? Jo, këta janë njerëz që presin fatin që varet nga një njeri. Këta njerëz nuk mund të jenë ministrat, këto janë sekretarë të një grupi politiko-ekonomiko-kriminal që firmosin gjithçka që u jepet. Kanë më shumë frikë nga Edi Rama sesa nga ligji.
Në Shqipëri, ka pasur probleme me ministra vazhdimisht. Ka pasur Kryeministra të shkarkuar se nuk janë marrë vesh me Kryeministrin. E sigurt është që ka pasur Kryeministra që nuk kanë firmosur në çështje që kanë qenë në kundërshtim me ligjin. Si mund të caktohet Ministri dhe ti thuash një ministri që të votojë portin e Durrësit apo të Vlorës.
Tjetërsimin e truallit publik në truall privat në zero lekë. Për cilën arsye kush mund të dalë kaq shumë kundër interesave të publikut, kundër interesave strategjike, mund të dalë vetëm ai që pret që fatin e tij ta caktojë Edi Rama në Asamble live.”
Ndërkohë gazetari thotë se Shqipëria është një terren i favorshëm për abuzuesit.
“Shqipëria ka qenë një terren mjaft i favorshëm për abuzuesit, është një popull i paemancipuar i varfër dhe sigurisht me një kulturë të kufizuar. Të drejtat politike i quan luksoze, nuk e kupton që gjithçka fillon nga e drejta politike, nga e drejta sociale. E çuan politikën si armik. Është I korruptuar në shpirt, nuk mendon se duke qenë pjesë e një institucioni duhet të bëjë diçka të mirë për vendin. Mendojnë se duke qenë pjesë e një institucioni do të bëjnë diçka të mirë për veten dhe për fisin. Ky terren është i mrekullueshëm për të gjithë diktatorët dhe abuzuesit. Kjo ka qenë historia e Shqipërisë pra se të linde dhe pasi lindi shteti. Duhet të jemi të qartë për këtë.”