Abilekaj: Veliaj mashtrues. Afganët e rrezikshëm do rrinë përgjithmonë në Tiranë

0
268
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Gazetari dhe analisti Enton Abilekaj e ka quajtur kryebashkiakun e Tiranës Veliaj një mashtrues, pas deklaratave të këtij të fundit se më të mirët e afganëve që do vinë në vendin tone mund të qëndrojnë përgjthmonë.

Sipas Abilekaj, dihet për çfarë e përdor Rama Veliajn, pasi afganët do rrinë përgjithmonë në Tiranë.

Postimi I plotë I Enton Abilekajt:

Dihet per çfare e perdor Rama Veliajn, por kane filluar shume shpejt te fabrikojne mashtrime bajate per te ardhmen.

Eshte fare e qarte pse SHBA po kerkon t’i strehoje afganet ne vende te treta dhe veçanerisht Shqiperi, Kosove etj.

Duke u dhene statusin e Refugjatit, asnje shtet nuk e ka te drejten per t’ i kthyer ne vendin e origjines. SHBA do beje vetting perpara se tu jape viza dhe me pas dokumente te rregullta, ish ndihmesve. Nese dikush nuk e kalon vettingun, nuk do te shkoje ne SHBA, por, me statusin e Refugjatit nuk mund as te kthehet ne Afganistan.

Atehere ai do te qendroje pergjithmone ne vendin e trete, ne rastin tone, ne Shqiperi.

Kjo eshte nje nga arsyet e forta pse vendet anetare te BE nuk pranojne te jene “tranzit” dhe kjo eshte arsyeja pse nuk jepen shifrat e atyre qe do vijne ne Shqiperi.

Keta ne vend qe te na thone te verteten, ne vend qe te pergatisin opinionin se mund te kete refugjate qe do te mbeten ketu perjetesisht nese nuk e kalojne vettingun (edhe sepse mund te kene bashkepunuar fshehtas me talebanet psh), mashtrojne paciperisht, fyejne inteligjencen e shqiptareve.

Dhe mire e bejne, se askush nuk ka ndermend te reagoje sado te trashet zullumi.

Zjarr Tv Ad