Acar në SHBA, temperatura deri në -50 gradë

0
70
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Miliona amerikanë po përjetojnë ato që mund të konsiderohen temperaturat më të ulëta te regjistruara ndonjëherë, pasojë e një masë ajrore të ftohtë që vjen nga Arktiku dhe që është përhapur në të gjithë vendin. Ne te gjithë vendin si pasoje e të ftohtit ekstrem kane humbur jetën te paktën shtatë persona.

Sipas eksperteve, masa ajrore e arktikut i ka zbritur temperaturat deri ne atë pikë sa njerëzit mund të ngrijnë menjëherë nëse nuk qëndrojnë brenda. Temperaturat zbritën në minus 30 gradë në Çikago, minus 21 në Detroid dhe minus 29 gradë në Mineapolis. Videot lokale treguan lumin e Çikagos dhe liqenin e Miçiganit të mbushur me copa akulli.

Një temperaturë e ulët prej minus 30 gradë celsius ishte parashikuar në Çikago dhe qytete tjera të mërkurën. Por, me erërat gjatë pasdites, temperaturat mund të arrijnë deri në minus 46 gradë celsius, njoftoi Shërbimi Kombëtar i Motit.

Shumë qytete kanë hapur strehimore ngrohëse. Qeveritë rajonale mbyllën qindra shkolla dhe linjat ajrore anuluan më shumë se 2,000 fluturime, sipas faqes së fluturimit Flightaware. Guvernatorët në Illinois, Uisconsin dhe Miçigan, deklaruan gjendje emergjente.

Zjarr Tv Ad