Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Deputetja Flutura Açka i është përgjigjur Taulant Ballës, duke thënë se po i bëhet kurth nga Kuvendi sepse nuk ishin njoftuar për diskutim për studentët e mjekësisë dhe nuk janë të përgatitur.
Ndër të tjera u shpreh se u kthye nga emigracioni për interesat e saj, jo sepse Shqipëria u bë vend më i mirë.
“Keni ardhur i përgatitur me letra Balla. Ne s’jemi përgatitur se nuk e dinim. E shoh si kurth që po bëhet. Balla s’ka qenë i shqetësuar kur janë mbyllur shkollat.
S’keni marrë asnjë masë. Thashë pse projektligji duhet të bëhet i përshpejtuar. Balla s’kam ndejtur në Shqipëri se e keni bërë ju më të bukur por se ashtu kam dashur unë.
Bëni Shqipëri të bukur e s’kanë nevojë studentët të largohen”, tha Açka.